COMO, ITALY - DECEMBER 20: FC Internazionale coach Antonio Conte speaks to the media during a press conference at the Suning training center in memory of Angelo Moratti on December 20, 2019 in Como, Italy. (Photo by Emilio Andreoli - Inter/Inter via Getty Images)

Ditën e sotme ishte parashikuar konferenca e zakonshme e Antonio Contes para duelit të nesërm me Genoan. Mirëpo, në kampin zikaltër janë konstatuar dhe dy raste të tjera me Covid-19 e për pasojë është anuluar konferenca.

Ditën e enjte u konfirmuan të infektuar Beppe Marotta, Alessandro Antonello dhe Piero Ausiolio. E gjithë skuadra iu nënshtrua tamponëve dhe fatmirësisht të gjithë dolën negativë.

Të infektuarit e radhës janë Eva Bartonova dhe Gaetano Oristanio. E para vjen nga ekipi i femrave dhe është infektuar kur ishte në grumbullim me kombëtaren e saj çeke. Rasti i dytë vjen nga ekipi i të rinjve dhe tashmë frika është sërish tek interistët.