Përformanca e jashtëzakonshme e PSG dhe superyllit Kylian Mbappe në Nou Camp kundër Barcelonës, bëri që Gerrard Pique dhe Antoine Greizmann të debatojnë ashpër me njëri – tjetrin gjatë ndeshjes.
Mbrojtësi me përvojë Pique gjatë një korneri të cilin duhej Barcelona të mbrohej, i kërkoi më shumë përgjegjësi yllit francez, Greizmann, i cili nuk po angazhohej sa duhet në anën defanzive.
Zemërimi i yllit spanjoll bëri që në fund debati mes tyre të përfundojë me ofendime, të cilat kamerat televizive kanë arritur t’i kapin, kjo edhe për faktin se ndeshja u zhvillua pa tifozë.
“Asnjë posedim i gjatë i topit, ta hajë dreqi. Forca!” dëgjohet Pique duke bërtitur.
“Më ngadalë” iu përgjigj Griezmann, por Pique nuk qetësohej dot dhe vazhdoi t’i bërtasë sulmuesit francez: “Çfarë dreqin! Asnjë posedim i mirëfilltë i topit”.
“Mjaft më Geri, më ngadalë”, i përpoq Griezmann ta qetësojë Piquen, por më kot, sepse spanjolli ia ktheu: “Ta hajë dreqi Grizi”.
Griezmann u ngop dhe i shau Piquen: “P**dhu”. Pique ia ktheu ngjashëm: “Jo, p**dhu ti”.
Barcelona pësoi humbje të thellë me rezultat 1:4 nga parisienët në ndeshjen e parë të fazës se eliminimit direkt. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas dy javësh në Paris dhe për t’u kualifikuar klubi katalan duhet të bëjë mrekullinë.