Leeds United shënoi fitore 2-0 në takimin e mbrëmjes së kaluar në Premier Ligë ndaj Crystal Palace, transmeton VAR Kosova.

Golat i shënuan Jack Harrison dhe PAtrick Bamford, duke etabluar Leedsin në mesin e tabelës në Premier Ligë.

Por një moment interesant erdhi në fund të takimit, që tregon më së miri filozofin e trajnerit argjentinas, Marcelo Bielsa, i cili kërkon angazhim deri në sekondat e fundit.

Në minutën e fundit të takimit, Eze i Crystal Palace fitoi topin dhe tentoi të avanconte, para se pesë lojtarë të Leeds United të bënin sprint mbrapa, duke detyruar anësorin e Palace të humbaste topin.