MUNICH, GERMANY - JULY 30: Benjamin Pavard (L) of Muenchen challenges Vedat Muriqi of Fenerbahce during the Audi Cup 2019 semi final match between FC Bayern Muenchen and Fenerbahce at Allianz Arena on July 30, 2019 in Munich, Germany. (Photo by Adam Pretty/Bongarts/Getty Images)

Në rrezik ndeshja Lazio-Bayern Munchen. Sfida e parë e raundit të 1/8 të Champions League, është programuar të luhet të martën e 23 shkurtit në “Olimpico” të Romës.

Kampionët në fuqi janë prekur nga pandemia. I fundit që rezultoi pozitiv ishte Benjamin Pavard, i cili është i katërti bavarez i infektuar nga pandemia.

Sportschau.de raporton se skuadra e Hansi Flick mund të mos lejohet të udhëtojë drejt Romës, pasi Departamenti Sanitar i Mynihut po merr në shqyrtim bllokimin e udhëtimit të Bayernit për në Itali.

Një hetim është duke u kryer për të përcaktuar nëse futbollistët e infektuar kanë pasur kontakte me lojtarë të tjerë apo njerëz të ndryshëm.