Besart Berisha duket se është kthyer në ditët e tij më të mira. Ai mbrëmë ka shënuar dy gola për skuadrën e tij Western United duke u bërë kështu golëshënëuesi më i mirë në Ligën A të Australisë. Berisha tani ka 138 gola të shënuar në Ligën A të Australisë (48 për Brisbane, 68 për Melbourne dhe 22 për Western United). Western United gjendet në vendin e tetë, me tetë pike të tubuara nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Më poshtë mund të shihni përmbledhjen nga ndeshja e mbrëmshme ku Berisha shënoj dy gola në pjesën e parë.