Tottenham Hotspur mposhti në udhëtim mbrëmjen e kaluar, Wolfsberger AC, në kuadër të Europa League, transmeton VAR Kosova.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, arriti të marr një fitore të madh në udhëtim, ku praktikisht siguroi kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Evropës.
Një moment special erdhi pas golit të Heung-Min Son, i cili së bashku me Gareth Bale, i cili shënoi golin e dytë festuan duke bërë shkronjën “W” për “Make a Wish Foundation”, fondacion ky i krijuar për fëmijët e sëmurë me kancer, të cilët shprehin dëshira të ndryshme.
Bale dhe Son premtuan se do të festojnë në këtë mënyrë, dhe e mbajtën fjalën e dhënë./VAR Kosova/