Roma kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Bragas me rezultat 2-0, në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës.
Një rezultat komod nga ndeshja e parë, duke bërë që Roma të shihet favorit i madh për të kaluar tutje.
Trajneri Paulo Fonseca për këtë ndeshja ka zgjedhur të mos bëjë shumë ndryshime.
Nga minuta e parë luajnë emra si El Shaarawy, Pedro e Dzeko.
Në anën tjetër te Braga do të luajë Galeno, Sporar e Andre Horta në sulm.
Roma: Pau Lopez; Karsdorp, Mancini, Cristante, Bruno Peres; Diawara, Villar, Veretout; El Shaarawy, Pedro; Dzeko.
Braga: Tiago Sa; Ze Carlos, Vitor Tormena, Rolando, Nuno Sequeira; Piazon, Novais, Gaitain; Galeno, Sporar, Andre Horta.