Sot janë planifikuar të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, të parës për stinorin pranveror.
Në Drenas, Feronikeli e pret Gjilanin, në ndeshjen që cilësohet edhe derbi i javës. Kurse në “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Arbërisë.
Dy takimet pritet të fillojnë nga ora 13:00.
Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Hoti, Malaj, Da Silva, Maliqi, Balde, Hoxha, Bojku, Milinkovic, Kojasevic. Kryetrajner: Kloadian Duro
Gjilani: Koliçi, Rapa, Fustar, Veliu, Sorsa, Hila, Useini, Musolli, Hajdari, Progni, Nikac. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli