Liverpooli ka rast të artë t’iu kthehet fitoreve në Premierligën angleze mbrëmjen e sontme, shkruan “Zeri.info”.
“Të Kuqtë” kanë udhëtuar për t’u takuar me Sheffield Unitedin që gjendet në vendin e fundit në tabelë.
Kampionët në fuqi kanë fitoren si të vetmin opsion në këtë duel, teksa Sheffieldi synon të përfitoj nga forma jo e mirë e Liverpoolit dhe të ndal një pikë të paktën në shtëpi.
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri do të jetë në stol në fillim të takimit.
Kjo përballje fillon nga ora 20:15.