Dortmundi është me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Borussia mori fitore të madhe në udhëtim te Sevilla, duke triumfuar 3-2.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, Suso shënoi për 1-0 në minutën e shtatë.
Mysafirët reaguan në minutën e 19’ me anë të Dahoud.
Pak minuta më vonë, në atë të 27-të, shënoi Earling Haaland shënoi për 2-1.
I njëjti shënoi edhe për rezultatin 3-1, në minutën e 43-të.
Sevilla ngushtoi epërsinë në 2-3 me anë të De Jong, për ta lënë sado pak të hapur sfidën. Sfida e kthimit do të zhvillohet në Gjermani.