Manchester Unitedi do ta mirëpres në ndeshjen e dytë Real Sociedadin në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Evropës.
“Djajtë e Kuq” janë me një këmbë në fazën tjetër të këtij kompeticioni, pasi në takimin e parë kishin fituar thellë 0:4.
Spanjollët synojnë që me ndihmën e fatit të paktën ta dërgojnë në vazhdime rezultatin, mirëpo një gjë e tillë duket pak e pritur.
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj do të jetë nga fillimi për skuadrën baske.
Takimi fillon nga ora 21:00.