Dinamo Zagrebi ka regjistruar fitore të madhe në kuadër të elitës së futbollit kroat.
Në kuadër të javës së 23-të, klubi kryeqytetas ka mposhtur Slaven Belupon me rezultat të thellë, 3:0.
Në këtë ndeshje, ylli i Kosovës, Lirim Kastrati nuk ishte titullar.
Megjithatë, futbollisti hogoashtar luajti nga minuta e 46-të sot.
Ylli i Kosovës arriti të asistojë te goli i dytë.
Me këtë fitore, Dinamo Zagrebi mbetet lider me 51 pikë, kurse Belupo në vendin e tetë me 21 pikë.