Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj ka vazhduar të aktivizohet nga minuta e parë për Kasimpasën në Superligën e Turqisë.

Lojtari “dardan” edhe në takimin e sotëm kundër Goztepes në udhëtim ishte prezent nga fillimi.

Kasimpasa humbi minimalisht 1:0 nga Goztepe në takimin e vlefshëm për xhiron e 27-të në kampionatin elitar.

Hadergjonaj luajti për gjatë gjithë ndeshjes për skuadrën e tij dhe mori notën 6.2 nga sajti “Whoscored.com”.

Image

Kasimpasa me këtë humbje e vazhdon luftën për mbijetesë duke u renditur në pozitën e 14-të me 29 pikë.