Jurgen Klopp e ka lavdëruar paraqitjen E Xherdan Shaqirit në ndeshjen ndaj West Ham.

“Të Kuqtë” fituan me rezultat 1:3 ndaj londinezëve dhe protagonist në golin e dytë të Liverpoolit ishte Shaqiri që asistoi për egjiptianin Salah.

Klopp tha në konferencë për shtyp se topi i fundit nga Shaqiri ishte i jashtëzakonshëm.

“Topi i fundit i Shaqirit ishte i jashtëzakonshëm. Ai ka luajtur vërtetë mirë dhe ndoshta ka mundur të luaj 90 minuta. Por kjo është problem për momentin, pasi nuk e dimë për të. Ai nuk ka luajtur shumë ndeshje dhe kishte ato probleme me lëndime. Unë vazhdimisht brengosem për lëndimet dhe po mundohemi të ruajmë të gjithë”, ka thënë Klopp në konferencë për shtyp.

Edhe egjiptiani që realizoi golin pas asistimit maestral nga Shaqiri ka thurrur lëvdata për Shaqirin.

“Ishte top i mirë nga Shaqiri. Dua t’ia jap atij meritat po ashtu pasi ishte top shumë i mirë prej tij”, ka thënë Salah për faqen zyrtare të klubit.

https://streamable.com/ccnjvo