BREMEN, GERMANY - FEBRUARY 04: (BILD ZEITUNG OUT) Milot Rashica of SV Werder Bremen looks on during the DFB Cup round of sixteen match between SV Werder Bremen and Borussia Dortmund at Wohninvest Weserstadion on February 4, 2020 in Bremen, Germany. (Photo by Max Maiwald/DeFodi Images via Getty Images)

Gjatë ditës së djeshme (e diel), është raportuar se Hertha Berlini ka dëshiruar huazimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka refuzuar skuadra e Rashicës, në bazë të asaj që raporton një media e afërt me Werderin.

Skuadra nga Bremeni dëshiron 15 milionë euro për futbollistin vushtrrias dhe janë të gatshëm të dëgjojnë përsëri nga Hertha në rast se oferta përmisohet.

Ditë më parë edhe trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohlfeldt ka thënë se dëshiron që Rashica të mbetet edhe pas janarit te skuadra e tij.

Kujtojmë se gjatë verës së vitit të kaluar, Milot Rashica ishte shumë afër të kalonte te Bayer Leverkuseni, që bën gara në Bundesliga.