Erling Haalandi është një nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht.

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë para se të transferohej në Molde, ishte afër skuadrës nga Premierliga, Everton.

Lajmin e ka konfirmuar ish-menaxheri i transferimeve te Evertoni, Ian Atkins.

“Ekipi ynë i skautëve e vëzhgoi Haalandin. Por, edhe pse i dhamë pikët e plota, ai u refuzua nga Evertoni. Kreu i ekipit, Brain King, e pëlqeu shumë atë, por na tha se nuk ishte adekuat për ekipin”, ka thënë Atkinsi

Tani ylli norvegjez kap vlerën e 110 milionë eurove në “Transfermarkt”