Klubi italian që bën gara në Serie A, Cagliari ka marrë vendim të shkarkojë stafin teknik.
Trajneri, Eusebio Di Francesco është liruar nga pozita e shefit të shtabit teknik të ekipit të parë, bashkë me të është larguar edhe ndihmësi i tij, Francesco Calzona e bashkëpunëtorët teknikë, Stefona Romano dhe Giancarlo Marini.
Rezultatet aspak të mira të skuadrës kanë bërë që klubi të marrë vendim për shkarkimet e tyre.
Cagliari ndodhet në vendin e 18-të, pozitë kjo që e largon nga Serie A italiane.
Klubi ka falënderuar për kontributin e tyre te klubi.