Liverpooli u mposht sot në shtëpi nga lideri i Premier League, Manchester City.

Futbollistët mysafirë shënuan katër gola kundër kampionëve të Anglisë.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që Liverpooli e humbi në shtëpi këtë sezon në Premier League.

Tri pikë në Anfield në tri ndeshjet e fundit këtë sezon kanë marrë Burnley, Brighton dhe Man City, shkruan VAR Kosova.

Një gjë e tillë Liverpoolit i kishte ndodhur 20 mijë e 966 ditë më parë, atëherë kur ishte kënga e grupit Beatles, ‘She Loves You.

Atëbotë, trajneri gjerman që aktualisht drejton Liverpoolin, Jurgen Klopp, ende nuk ishte pjesë e kësaj bote./VAR Kosova/