Futbollistët e trajnerit spanjoll Pep Guardiola, arritën që të shënojnë katër gola në portën e portierit të Liverpoolit, Alisson.
Mbrojtja e mirë e mysafirëve u dëshmua edhe në këtë ndeshje, pasi pranuan vetëm një gol dhe atë nga pika e bardhë.
Ishte Ruben Dias ai që ndali në mënyrë të palejueshme egjiptianin Salah, i cili nuk gaboi nga penalltia.
Mbrojtësi Dias, bëri një veprim shumë interesant gjatë pjesës së parë, gjatë ekzekutimit të gjuajtjes së lirë nga futbollistët kundërshtarë.
Derisa ukrainasi Zinchenko ishte i shtrirë poshtë këmbëve të murit mbrojtës, Dias u përkujdes që t’ia vë në pozicionin e duhur kokën e mbrojtësit të majtë të Cityt.
Video e këtij veprimi është bërë virale në rrjetet sociale./VAR Kosova/