Përkundër interesimit të madh nga PSG dhe Manchester City, lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, mund të qëndroj përgjithmonë tek Barcelona, transmeton VAR Kosova.
Ky lajm vjen nga gazetari francez, Julien Laurens, i cili insiston se Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Kontrata e argjentinasit përfundon në qershor të këtij viti, ndërkohë në verën e kaluar ai i kishte dërguar një burofax klubit, ku kërkonte të largohej nga Camp Nou.
“Messi mund të nënshkruaj kontratë me cilin klub që do tani” tha Laurens për teleSPORT.
“Vetëm dy klube mund të jenë të përshtatëshme për të, Barcelona dhe Manchester City. Por nëse vendos të qëndroj tek Barcelona, ai do të qëndroj aty përgjithmonë” – përfundoi ai.
Kujtojmë që gjatë mbrëmjes së sotme, Messi luan sfidën e Ligës së Kampionëve pikërisht ndaj PSG./VAR Kosova