Barcelona arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Copa Del Rey, pas trillerit 5-3 ndaj Grandas mbrëmjen e kaluar, transmeton VAR Kosova.
Ylli argjentinas, Lionel Messi, u shpall lojtari i ndeshjes edhe pse nuk shënoi asnjë gol.
Sidoqoftë, Messi ishte instrumental përgjatë 120 minutave, duke regjistruar 160 prekje dhe pasur dorë në 5 golat e Barcelonës.
Ai poashtu bëri 10 pasime kyçe dhe 9 goditje drejt portës.
Përmbledhje e paraqitjes së Messit ndaj Granadas: