Manchester United ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Rel Sociedad në kuadër të Ligës së Evropës.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë nga fillimi deri në fund duke e dominuar takimin.

Ndeshja zhvillua në fushë neutrale në “Allianz Stadium” të Torinos.

Goli i parë dhe i vetëm në pjesën e parë u shënua në minutën e 27-të, kur Marcus Rashford asistoi te Bruno Fernandes i cili shënoi për 1-0.

Goli i dytë u shënua nga po i njëjti lojtar në minutën e 57-të. Daniel James ishte ai që asistoi te Bruno Fernandes.

Dilema e fituesit u zgjedh në minutën e 65-të kur Marcus Rashford shënoi për 3-0.

Krejt në fund ishte radha e Daniel James që të shënojë për 4-0.

Me këtë fitore Manchester United vetëm ka kaluar në raundin e ardhshëm të Ligës së Evropës.