Milani ka lëshuar fitoren nga duart në momentet e fundit.

Rossonerët kanë barazuar në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Evropës ndaj Crvena Zvezdës me rezultat 2-2.

Theo Hernandez shënoi pas 13 minutave, por që ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Megjithatë Milani arriti të gjente golin para se të shkonte në pushim mes pjesëve.

Samu Castillejo asistoi bukur në zonë, ndërsa mbrojtësi vendas Pankov shënoi në portën e tij për 0-1.

Vendasit barazuan gjithçka në minutën  54-të, kur Kanga shënoi nga penalltia për 1-1.

Gëzimi i vendasve zgjati vetëm nëntë minuta, pasi Rossonerët gjetën përsëri golin.

Theo Hernandez fitoi vet një penallti të cilën e shëndrroi në gol për 1-2.

Krejt në fund të ndeshjes, vendasit barazuan rezultatin në 2-2, me Pankov që ishte realizues.