Liga e Kampionëve, mbyllen pjesët e para të dy ndeshjeve, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që po zhvillohen sonte me fillim nga ora 21:00.

Barcelona dhe Paris – Saint – Germain kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

E para në epërsi ka kaluar Barcelona me golin e Lionel Messit në minutën e 27’ kur argjentinasi realizoi nga penalltia, por mysafirët e barazuan rezultatin pas vetëm pesë minutave me një gol të bukur të realizuar nga Kylian Mbappe në minutën e 32’.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet RB Leipzig dhe Liverpoolit vazhdon të mos ketë gola të realizuar dhe skuadra kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë.