Ylli i Barcelonës, Lionel Messi i ka dërguar një mesazh ish bashkëlojtarit, Ronaldinho, që nuk është duke kaluar në kohë të mirë.

Ronaldinho ka njoftuar se nëna e tij ka ndërruar jetë pas komplikimeve me COVID-19.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe mesazhi i Messit, që ka ngushëlluar familjen.

“Ronnie nuk kam fjalë, nuk mund ta besoj. Vetëm të dërgoj shumë fuqi dhe përqafim të madh për ty dhe familjen tënde. Më vjen shumë keq, pusho në paqe”, shkroi ai në Instagram.