Një moment interesant dhe i rrallë ka ndodhur gjatë takimit të javës së 21-të në kampionatin zviceran të futboll.

Gjatë ndeshjes ndërmjet Zurichun dhe Sionit, saktësisht në minutën e 40-të takimi ishte ndërprerë për disa momente, pasi qeni i presidentit të klubit vendas kishte hyrë në fushë.

Gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu takimin, teksa qeshte, ndërkohë që një person zbriti nga tribunat për ta bindur qenin të largohet nga fusha.

Ndërkaq, takimi përfundoi në “paqe” 1:1 me Fidan Alitin, Domgjonin e Hekuran Kryeziun që luajtën në këtë përballje.