Southampton ka arritur një transferim të mirë në ditën e fundit të afatit kalimtar duke huazuar nga Liverpooli, japonezin Takumi Minamino
Zyrtarët nga skuadra e St Mary hapi negociatat me Liverpoolin dje në mengjes, ku kërkoi një huazim gjashtë mujor për të.
Diskutimet vazhduan gjatë tërë ditës dhe Sky Sports raportoi se një marrëveshje në princip ishte arritur me të dyja klubet në orët e fundit.
Japonezi 26 vjeçar bëri testet mjekësore mbrëmje e kaluar dhe pritet të i bashkohet shokëve të skuadrës së re në një hotel në Manchester para ndeshjes se Southampton kundër Manchester United.
Mendohet se lojtari nuk është regjistruar me kohë dhe nuk do të luajë në Old Trafford ditën e nesërme.