Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahamni, sot (24 shkurt) feston ditëlindjen.
Reprezentuesi i Kosovës sot ka mbushur 27 vjet, teksa një urim për të e ka bërë edhe klubi i Napolit.
Kujtojmë se Rrahmani është pjesë e napolitanëve që nga janari i vitit të kaluar, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024.
Amir Rrahmani deri më tani është paraqitur në gjashtë ndeshje me fanellën e Napolit në Serie A, dy në Kupën e Italisë dhe një në Ligën e Evropës.