Arsenali do tentojë që edhe sonte të vazhdojë me serinë e ndeshjeve pa humbje në Premier Ligë, ku në shtatë ndeshjet e fundit kanë regjistruar pesë fitore dhe dy barazime.

Megjithatë, ‘Topçinjët’ nuk do ta kenë aspak të lehtë sonte, pasi që luajnë në udhëtim te Wolves.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Molineux Stadium’ dhe është e vlefshme për javën e 22-të.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për futbollistin nga Kosova, Granit Xhakën, pasi që sonte do regjistrojë paraqitjen e tij të 200-të me fanellën e skuadrës londineze.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Arsenalit në ‘Twitter’, ku edhe i kanë uruar Xhakës për shifrën e arritur.