Federata holandeze e futbollit ka vendosur që të anulojë të gjitha ndeshjet e parapara të zhvilloheshin sot e (diele).

Kjo pasi Instituti Meteorologjik i Holandës ka dhënë ‘alarmin e kuq’ për një stuhi të madhe të dëborës.

Ndëshjet që u anuluan janë: Ajax – FC Utrecht, FC Groningen – Feyenoord, Willem II – ADO The Hague dhe VVV-Venlo – Sparta Rotterdam.

Federata holandeze përmes një komunikate në ‘Twitter’ e ka bërë të ditur se sot nuk do të ketë ndeshje.

“Përkundër faktit që luhet pa tifozë, në rast të motit ekstrem, lojtarët dhe të tjerët që duhet të vijnë në stadium dhe kushtet nëpër fusha për të qenë në gjendje të luajnë futboll gjithmonë duhet të merren parasysh”, u tha në komunikatën e Federatës.