Ish-lojtari i Manchester United, Gary Neville, ka komentuar përformancën e skuadrës në ndeshjen ndaj Evertonit.

Manchester United dhe Everton luajtën baras të shtunën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Premier Ligë.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Old Trafford’ u mbyll me rezultatin 3-3. ‘Djajtë e Kuq’ fillimisht ishin duke udhëhequr me rezultatin 2-0 dhe pastaj me 3-2, por në fund dështuan të fitonin.

“Nëse shikoni rezultatet, gjërat janë përkeqësuar pak më shumë për Manchester Unitedin. Ata humbën nga Sheffield United, barazuan me Arsenalin, Liverpoolin dhe Evertonin” – tha fillimisht legjenda e klubit nga Manchesteri.

“Ata luajtën mire ndaj Evertonit. Por, nëse bëni gabime të tilla, do të futeni seriozisht në telashe. Ata u mbojtën dobët. De Gea luajti një ndeshje vërtetë të dobët. Ju dëshironi që portiere juaj ‘ta ha’ sulmuesin. Ishe një natë e keqe për portierin, por edhe për qendërmbrojtësit” – deklaroi Neville.

Në fund, Gary Neville tha se nuk do të ishte i lumtur nëse ai sot do luante dhe për portier prapa shpinës do kishte De Gean.

“A mund të jetë një portier pak më i guximshëm? Nuk do të isha i lumtur nëse do isha mbrojtës i Manchester United. Calvert-Lewin është trim, por De Gea jo” – ka përfunduar 45 vjeçari.