Reimsi ka barazuar pa gola me Angersin në kuadër të elitës së futbollit francez.
Në kuadër të javës së 23-të, ndeshja në fjalë është mbyllur pa gola.
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha u paraqit 90 minuta në këtë ndeshje për Reimsin.
Nga faqja e mirënjohur, “WhoScored”, Berisha u vlerësua me notën 6.5.
Ndërkaq, Arbër Zeneli nuk ishte i ftuar për këtë ndeshje shkaku i lëndimit.
Me këtë barazim, Reims mbetet në vendin e 12-të në tabelë me 28 pikë, kurse Angers në vendin e tetë me 34 sosh.