Qeveria britanike ka njoftuar se deri në 10.000 tifozë mund të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit nga mesi i majit, si pjesë e zbutjes së masave të mbrojtjes nga coronavirusi.
Kryeministri Boris Johnson paraqiti një plan për të zbutur masat në katër hapa dhe në fazën e tretë, arenat sportive mund të jenë të hapura për publikun.
Faza e tretë mund të fillojë më 17 maj, ndërsa sezoni në Ligën Premier pritet të përfundojë më 23 maj – transmeton KP.
Në stadiumet me një kapacitet prej më shumë se 40.000 vende, do të lejohet prania e deri në 10.000 tifozëve. Deri në një të katërtën e kapacitetit do të lejohet në objektet më të vogla sportive.
Qeveria ka thënë se do të fillojë kërkime për mënyrën e organizimit të ngjarjeve sportive pa distancë shoqërore, duke përdorur pajisje të tilla si testimi.
Në dhjetor, deri në 2.000 njerëz u lejuan të ndiqnin stadiumet në Angli, por më vonë publiku u ndalua përsëri të hynte për shkak të përhapjes së një lloji të ri të coronavirusit.