Bukayo Saka ishte njëri nga lojtarët kryesor në fitoren e Arsenalit ndaj Benficas mbrëmjen e kaluar në Europa League.

19 vjeçari është një nga lojtarët më të besuar te “Topçinjët’ në këtë sezon dhe ai ishte i gatshëm për të enjten mbrëma, duke regjistruar dy asistime.

Asistimi i parë i Sakas ishte një top i bukur drejt Pierre-Emerick Aubameyangut, i cili e konkretizoi me lehtësi në gol.

Arsenali pastaj ishte duke humbur me rezultatin 2-1, para se Kieran Tierney të shënonte dhe barazonte rezultatin.

Ishte përsëri Saka që dhuroi një harkim tejet të bukur në zonë për Aubameyangun, i cili shënoi me kokë në minutën e 87-të për fitoren 3-2 dhe kalimin tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-3.