Dy shokët dhe ish-bashkëlojtarët, Pepe dhe Cristiano Ronaldo u takuan kundër njëri tjetrit për herë të parë në Ligën e Kampionëve, transmeton VAR Kosova.
Në sfidën e së mërkures në Estadio De Drago, Porto arriti ta mposhte Juventusin me shifrat 2-1.
Sfidë brenda sfidës ishte edhe dueli mes Cristiano Ronaldos dhe Pepes, duel të cilin e fitoi ky i fundit.
Në një intervistë të dhënë pas përfundimit të ndeshjes, Pepe u shpreh se Ronaldo u ankua tek gjyqtari i takimit, por se ai e kishte nën kontroll situatën.
“Është puna ime të frustrojë sulmuesit, dhe këtë herë e bëra ndaj mikut tim, Cristiano Ronaldos. Ai vazhdimisht u ankua tek gjyqtari por ai e dinte se e kisha nën kontroll”.
“Unë nuk isha i ashpër në duele. Deri në takimin tjetër vëlla” – përfundoi ai./VAR Kosova/