Pepe, lojtar i Portos aktualisht, ish-mbrojtës i Real Madridit, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat portugeze, “Tribuna Expresso”, në të cilën rrëfen një pjesë të madhe të karrierës së tij profesionale dhe jetës personale, transmeton VAR Kosova.
Një detaj interesant, që ka bërë bujë në mediat sociale është deklarata e mbrojtësit portugez, ku zbulon se ka fjetur me nënën e tij deri në moshën 17 vjeçare.
“Shikoni, deri në moshën 17 vjeç, kam fjetur me nënën time… Unë isha rritur, por vijoja të flija me prindërit e mi, si djalë i vetëm. Mendoj se babait tim nuk i pëlqente shumë të më kishte në shtrat me ta” – u shpreh ai.