Janë mësuar çiftet e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë pas hedhjes së shortit në ambientet e stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

Në fazën e çerekfinaleve do të kemi disa sfida tejet interesante, pasi do të përballen Laçi dhe Partizani.

Kampionia në fuqi e kësaj gare, Teuta, do të takohet me Kukësin, derisa ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Laçit e Partizanit.

Çiftet për fazën çerekfinale në Kupën e Shqipërisë:

Laçi – Partizani.

Teuta – Kukësi.

Vllaznia – Korabi.

Dinamo – Skënderbeu.

Faza çerekfinale është caktuar të zhvillohet më 17 mars. Edhe në këtë faze zhvillohet vetëm nga një ndeshje, me fituesit që kalojnë direkt në gjysmëfinale.