Leonardo Bonucci e pranon që përplasja midis Antonio Contes dhe Andrea Agnellit ‘ishte e keqe’, por shton se gjëra të tilla mund të ndodhin në futboll.
Conte u tregoi drejtuesve të Juventusit gishtin e mesëm gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes për Kupën e Italisë mes Bianconerëve dhe Nerazzurrëve, ndërsa Agnelli e fyeu trajnerin pas ndeshjes ndeshjes.
“Ka shumë pak për të shtuar, imazhet janë të qarta. Ajo që ndodhi ishte e keqe, por nuk më takon mua të gjykoj dhe të them pse ndodhi”.
“Ne gjithmonë duhet të jemi model, por nganjëherë bëhet e vështirë në situata të caktuara”.
“Kur luani, ndonjëherë nuk mendoni për situatën mjedisore. Tensioni mund t’ju bëjë të bëni diçka ndryshe nga ajo që dëshironi dhe episode të tilla mund të ndodhin”.
“Kjo përforcohet gjithashtu nga fakti që stadiumet janë bosh dhe mikrofonët regjistrojnë madje edhe teshtitjen e një lojtari”, ka thënë Bonucci.
Mbrojtësi veteran ka thënë se këto gjëra duhet të theksohen më pak, pasi ka tension në cdo vend të punës, edhe në zyra.
“Ne jemi qenie njerëzore. Mundohemi të jemi modele, por disa situata mund të dalin jashtë kontrollit. Me një stadium plotë nuk do ta vini re, duhet të jemi më të kujdesshëm, por nuk është asgjë e re”, deklaroi ai.