Philippe Coutinho pësoi një dëmtim në menisk në një ndeshje ndaj Eibar më 29 dhjetor dhe që nga ajo ditë ai nuk ka zbritur në fushën e lojës. Më 2 janar braziliani iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe që nga ajo ditë vijon rikuperimin.

Mediet spanjolle zbulojnë se gjatë ditëve të fundit ai ka pasur probleme me gjurin e tij dhe i është dashur të ngadalësojë seancat e terapive. Mundo Deportivo zbulon se braziliani e ka ende gjurin r fryrë dhe duket se rikthimi i tij në fushë do të zgjatet.

Ai po mundohet të rikthehet në javën e parë të prillit, që përkon pak ditë para El Clasico, por duket se në të tilla kushte do të jetë e pamundur. Rikuperimi i tij pritet të marrë më shumë kohë dhe 28-vjeçari pritet të rikthehet rreth mesit të muajit prill, pas ndeshjes me Real Madrid.