Barcelona është njëri nga klubet më të prekura ekonomikisht nga pandemia e Covid 19, transmeton VAR Kosova.

Klubi katalonas ka mbi 1 miliard euro borxh, dhe lojtari kryesor, Lionel Messi pritet të largohet në fund të këtij sezoni si transfer i lirë nga “Camp Nou”.

Megjithatë, kandidati për president i klubit, Toni Freixa, beson se klubi mund të bëjë blerje të bujshme në afati kalimtar të verës.

Në një intervistë për RAC1 ai, pohoi se është e mundshme për Barçën të bëjë blerje të tilla.

“Është padyshim e mundur të bëhen blerje të tilla siç është Haaland nga Dortmundi apo Kylian Mbappe nga PSG. Është shumë e rëndësishme të blejmë lojtarë që bëjnë diferencën”.

Se a do të realizohet një gjë e tillë mbetet të shihet, mirpo ky koment është pritur me rezerva nga komuniteti sportiv, duke marr parasysh gjendjen ekonomike të klubit spanjoll.