Skuadra e Werder Bremenit ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale në Kupën e Gjermanisë në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Florian Khofledt ka shënuar fitore me rezultatin 2-0 ndaj Greuther Furth.

Kevin Mohwald dhe Felix Agu shënuan golat e fitores për vendasit, teksa Milot Rashica u aktivizua në këtë ndeshje për 69 minuta.

Pas kësaj fitore, Werder Bremeni ka siguruar kalimin për në çerekfinale.