Janë publikuar formacionet zyrtare të takimi të javës së 22-të ndërmjet Hoffenheimit dhe Werder Bremenit.

Vendasit kanë nevojë të madhe për pikë, pasi vijnë nga katër ndeshje pa fitore, teksa edhe mysafirët nga Bremeni kanë synim pikët e plota.

Werder Bremeni për të arritur këtë synim e ka nga minuta e parë në fushë sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicën.

Ballafaqimi në fjalë do të zhvillohet nga ora 18:00 në “PreZero Arena”.