Mesut Ozil kaloi nga Arsenali tek Fenerbahce në afatin kalimtar të janarit, transmeton VAR Kosova.

Ish kampioni i botës, u largua nga “Emirates”, pasi Arsenali ja prishi kontratën, duke u transferua në Turqi, tek klubi i zemrës, Fenerbahce, për të cilin i kishte premtuar nënës së tij se do të luante një ditë.

Por gjërat nuk janë duke shkuar mirë.

Fenerbahce u eliminua nga Kupa e Turqisë nga Istanbul Basaksehir dhe tani janë në vendin e tretë në kampionat, ku kanë tri pikë më pak se Galatasaray.

Fenerbahce së fundmi humbi 1-0 në shtëpi nga klubi i mesit të tabelës, Goztepe, dhe tani do të shikojnë të rikthehen tek fitoret në sfidën ndaj Trabzonspor.

Vlerësimi i paraqitjeve të Ozil sipas “Whoscored”.