Mesfushori me origjinë shqiptare, Elvis Rexhebeçaj është duke kaluar nëpër një formë të mirë me skuadrën e Kolnit në Bundesliga.

Talenti kosovar në një intervistë për gazetën “Kicker” është përgjigjur në përzgjedhjen në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ai ka thënë ëndërr e tij është të luajë për Gjermaninë në Olimpiadë dhe se për një gjë të tillë do të ndihej krenar.

“Do më bënte krenar dhe do më jepte motivim shtesë. Do ishte ëndërr të luaja për Gjermaninë në Olimpiadë”, tha Rexhbeçaj.

Kujtojmë se së fundmi, Rexhebeçaj e ndihmoi Kolnin me dy gola për të korrur pikët e plota në udhëtim te Borussia Monchengladbach.