Robert Lewandowski u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA pas anulimit të Ballon d Or nga France Football, transmeton VAR Kosova.
Dukej punën e kryer se Lewandowski do ta fitonte Ballon d Or pasi udhëheqi Bayern Munich drejt një tripletë, ku ai ishte golashënuesi më i mirë i secilit kompeticion.
Lewandowski shënoi 55 gola në 47 takime, duke u shpallur top golashënues në Ligën e Kampionëve me 15 gola.
Por “France Football”, vendosi në mes të sezonit që të mos e jap çmimin e lojtarit më të mirë në botë, për shkak të pandemisë së Covid 19.
Por, Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë në botë nga revista FourFourTwo, e cila bëri një version të vetin të Ballon D Or.
Në podium hyri edhe Sadio Mane i Liverpoolit dhe Kevin De Bruyne i Manchester Cityt
Treshja më e mirë:
3. Sadio Mane – Liverpool – 113 pikë
2. Kevin de Bruyne – Manchester City – 120 pikë
1. Robert Lewandowski – Bayern Munich – 561 pikë