Gjatë ditës së enjte, fansi i Chelseat, Jordan Brightman-Charles, vendosi të porositet diçka për darkë, transmeton VAR Kosova.
21 vjeçari i cili është menaxher i mediave sociale për kanalin, ImperialWharfFC, në Youtube, porositi ushqim për vetën dhe nënën e tij në McDonalds.
Në mesazhin e konfirmimit, doli emri i Roberto Carlosit, emër ky i njëjtë me legjendën braziliane të futbollit.
Brightman-Charles postoi emrin e tij, me mbishkrimin se Carlos do të ja “dërgonte ushqimin me goditje të fortë me efej” – sikur goli i mbrojtësit brazilian ndaj Francës në vitin 1997.
Dhe për befasinë e tij, ishte pikërisht Roberto Carlos, ai i cili replikoi në tweet, duke i thënë “si ishte ushqimi”.