Gjermanët kanë triumfuar minimalisht ndaj Sevillas mbërmjen e kaluar, por me vlerë maksimale, pasi kanë shënuar tri gola në cilësinë e mysafirit.

Edhe në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i skuadrës, Erling Haaland, që shënoi dy herë, e asistoi një herë tjetër, për t’ia dhuruar një fitore të madhe skuadrës së tij.

Suso e hapi serinë e golave në minutën e shtatë për vendasit, para se në të 19’tën, Dahoud t’i barazonte shifrat.

Pastaj frerët në dorë i mori Haaland, që shënoi në minutat 27′ dhe 43′. De Jong ngushtoi në epërsinë në minutën e 84′, që në fakt doli të ishte edhe rezultati përfundimtar.

Në një pronocim pas ndeshjes ndër të tjera Haaland u pyet edhe për intersimin e Real Madrid për të.

“Ju jeni këtu në Spanjë. Ju jeni shumë i dëshiruar në Madrid. Çfarë mendoni për interesimin e klubit madrilen për ju?”

Më pas Haaland dha një përgjigje shumë pozitive në drejtim të gazetarit duke mos mohuar asgjë.

“Është gjithmonë bukur kur dikush të do” tha shkurtimisht sulmuesi norvegjez.