Zurichu ka pësuar humbje të rëndë nga Young Boysi në kuadër të Superligës së Zvicrës.
Në Cyrih, Young Boys ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:4.
Nga ana tjetër, te Zurichu u paraqitën edhe disa futbollistë shqiptarë.
Fidan Aliti dhe Blerim Xhemajli ishin titullarë në këtë sfidë.
Kurse, Hekuran Kryeziu dhe Toni Domgjoni u inkuadruan nga pjesa e dytë.
Madje, Domgjoni shënoi golin e nderit për Zurichun sonte.
Me këtë fitore, Young Boysi mbetet lider me 38 pikë, kurse Zurichu në vendin e tretë me 25 sosh.