Juventus' Spanish forward Alvaro Morata (C) challenges Roma's Italian defender Leonardo Spinazzola (L) and Roma's Albanian defender Marash Kumbulla during the Italian Serie A football match Roma vs Juventus on September 27, 2020 at the Olympic stadium in Rome. (Photo by Tiziana FABI / AFP) (Photo by TIZIANA FABI/AFP via Getty Images)

Mbrojtësi i Romës, Chris Smalling, pritet të mungojë së paku tri ndeshje, pasi vazhdon të vuajë nga lëndimi që e pësoi ndaj Hellas Verona.

Sky Sport Italia raporton se anglezi nuk do të mund të luajë deri në takimin ndaj Beneventos që zhvillohet më 21 shkurt.

Në takimin ndaj Veronas, vendin e tij e zuri mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla dhe mund ta vazhdojë detyrën edhe në sfidat në vazhdim.

Gjasat janë të mëdha që Smalling, ndër tjera, të mungojë në ndeshjen e Serie A kundër Udineses dhe atë ndaj Sporting Braga në Ligën e Evropës.

Sipas Sky, Roma nuk ngutet për të rrezikuar me mbrojtësin dhe do t’i japë kohë të shërohet krejtësisht.