Kontrata e Thomas Strakoshës me Lazion përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe rinovimi me shumë mundësi nuk do të vijë, sidomos pas deklaratës së fundit të bërë nga ylli i kombëtares shqiptare, transmeton VAR Kosova.

Në një intervistë për Sky Sport ai është pyetur rreth interesimit të Borussia Dortmund për të dhe ka shprehur qartë se është i hapur për sfida të reja dhe se do gënjente nëse do të thoshte se nuk është i interesuar për një kalim në “Signal Iduna Park”, stadium të cilin e adhuron.

“Jam i hapur për sfida të reja. Roma (Lazio) është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është ligë shumë interesante. Mund të jetë një hap i madh në karrierën time.

Ai pritet të zëvendësohet nga një serb. Sipas mediave italian, Vanja Milinkovic-Savic do ta zëvendësoi Strakoshan.

Vanja luan tek skuadra e Torinos dhe është vallai i mesfushorit serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.